“Kostandinos ti je heroi ynë”, Vangjel Dule mesazh nga varrimi i ekstremistit grek: Nderime ndaj të ndjerit, të zbardhet e vërteta

0

Vangjel Dule u shpreh nga Bularati se do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifas “për të ndarë dhimbjen” me familjen.
Kreu i PBDNJ-së, duke folur për media shpreh nderime për të ndjerin i cili mbeti i vrarë pasi hapi zjarr ndaj Policisë së Shtetit.
Ndërkohë, Dule ka rrefuzuar të komentojë deklaratat anti-shqiptare dhe thirrjet raciste në Bularad.

“Jemi sot në radhë të parë në këto momente të cilat janë momentet e varrimit dhe si pasojë janë të shenjta. Jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Konstandinos, me mamanë dhe babain dhe gjithë komunitetin. 
Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit, por në të njëjtën kohë dhe vendosmërinë. Vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. 
Transparenca e kësaj çështjeje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë, por natyrisht që nuk do të humbasë”, u shpreh Dule.(Pellgje)

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: