Lajm i keq për Barcelonën, mësohet shkalla e dëmtimit Kutinjos

0

Dëmtimet janë problemi më i madh i Barcelonës këtë edicion. Pas dëmtimit të Leo Mesit, i cili tashmë është në fund të rikuperimit dhe mund të ketë minuta që në fundjavë, një tjetër futbollist i rëndësishëm ka shfaqur probleme.
Bëhet fjalë për Filipe Kutinjon, i cili ka pësuar një dëmtim në gju. Sipas klubit katalanas, sot është bërë e ditur shkalla e dëmtimit, gjithashtu dhe faza e rikuperimit. Braziliani do të qëndorjë jashtë fushave të blerta për 2-3 javë.
Braziliani do të humbasë kështu, sfidën ndaj Real Betis këtë fundjavë, por do të përpiqet që të jetë gati për duelin ndaj Atletikos së Madridit në datën 24 nëntor. Kombëtarja braziliane gjithashtu do të duhet të bëjë pa shërbimet e 26-vjeçarit, në miqësoret që do të luajë javën e ardhshme.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: