Lazio blindon Taren, rinovim deri në 2022 dhe super rroga e re!

0

Kohë rinovimesh te Lazio dhe këtë herë nuk flitet për ndonjë futbollist, po për arkitetin që ka sjellë më shumë se 30 futbollistë në vitet e fundit, duke bërë investime të goditura dhe duke “fryrë” arkat e klubit bardhekaltër. Fjala është për drejtorin sportiv Igli Tare, që më në fund ka rinovuar deri në vitin 2022 me Lazion.
Ish-sulmuesi shqiptar, që mbulon rolin e drejtorit sportiv por edhe “scout” te bardhekaltërit që prej vitit 2009, pra thuajse një dekadë, do të përfitojë thuajse 1 mln euro në sezon me kontratën e re. Ai ka qenë në shënjestër edhe të shumë klubeve të mëdha italiane dhe jo vetëm.
Zyrtarizimi duhet ende të presë, pasi do të limohen detajet e fundit, por rruga tashmë është shtruar.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: