“Lleshaj duhej të rikthehej në detyrë pas vendimit të gjykatës”, justifikohet Nishani: Dikush t’i mësoj pak jurisprudencë Ramës

0

Ish-Presidenti Bujar Nishani po përpiqet prej disa distësh që të justifikohet për vendimin që ka dhënë për  pushimin nga detyra të Gjeneral Sandër Lleshajt vendim të cilin e rrëzoi Gjykata.
Nishani reagoi sërish sot për këtë çështje pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në “Real Story”, i cili u shpreh se Gjeneral Sandër Lleshi duhej të rikthehej në detyrë pas vendimit të gjykatës.
Në një postim në Facebook, Nishani shkruan se  “Dikush ti mësoj pak (vetëm pak) jurisprudencë Kryetarit të Këshillit të Ministrave ! Gjykata e ka rrëzuar pra Dekretin e Lirimit, o kryetar i qeverisë, dhe ka rikthyer situatën juridike, institucionale, administrative, financiare, hierarkike etj., etj., etj., siç ishin para Dekretit”.
“Kryeministri i 8-të i Shqipërisë paska deklaruar sonte se ish Presidenti duhet ta kishte kthyer në detyrë Gjeneral Lleshin pas vendimit të Gjykatës që rrëzonte Dekretin e Presidentit për daljen në lirim të këtij gjenerali !!!
“Bir Selman i nënës nga të të qaj më parë” ?
Dikush ti mësoj pak (vetëm pak) jurisprudencë Kryetarit të Këshillit të Ministrave !
Gjykata e ka rrëzuar pra Dekretin e Lirimit, o kryetar i qeverisë, dhe ka rikthyer situatën juridike, institucionale, administrative, financiare, hierarkike etj., etj., etj., siç ishin para Dekretit.
Dikush ti thotë këtij kryeqeveritari që Dhjetori është pas Korrikut.
Në dhjetor kur Sandri fitoi gjyqin Presidenti i 6-të kishte mbaruar mandatin Kushtetues.
Po kot që flasim për Kushtetutë xhanëm !
Çfarë do kthente në detyrë ish Presidenti, o Kryeministri i votave të blera ?????”– shkruan Nishani.
 
 
 
(Pellgje)

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: