Muli dhe Luli si “dashnorë” të Rilindjes

0

Një debat i ndodhur dy netë më parë në Opinion në TV Klan midis Blendi Fevziut dhe Flamur Nokes, deputet dhe ish-ministër i Brendshëm i Berishës, tërhoqi vëmendjen e mediave për “tradhëtinë” që Flamuri kishte bërë ndaj demokratëve duke çuar mesazhe tek mazhoranca dhe konkretisht tek Fatmir Xhafaj.
Noka akuzoi Fevziun se po i hiqte fjalën dhe se kishte frikë nga Rama, por Blendi nuk ja përtoi, ai i tha se “Ti këtu nuk mban dot fjalim. Ti mos të kishe aleancë shtypin sot do ishe zi e më zi. More vesh apo jo, mua s’ ma mbyll dot gojën as ti, e as ndonjë tjetër. Rri mos të flas për mesazhet që i çoni qeverisë”.
Por kjo “tradhti” e Flamurit dhe bashkëpunim me Rilindjen nuk është as i pari dhe as i fundit në PD, dhe nuk ka pse të kryqëzohet Noka për disa mesazhe, kur kryetari i tij ka shitur partinë tek Rilindja.
Politika moderne dhe formimi europian i Lulzim Bashës i njeh këto flirte dhe pabesi, deri edhe në skenarë kundër bashkëpunëtorëve apo shitje të partisë.
Mediat u çuditën nga përplasja dhe deklarata e Fevziut pasi Flamurin e shohin si “trimin” flamurtar të PD-së që është gati t’i shqyejë Rilindasit e Ramës, megjithëse bën pazare me ta.
Është gati të denocojnë dhe shkatërojë bashkëpunëtorët e Rilindjes, megjithse ha e pi me ta, është gati të shqyejë ministrat, Taulant Ballën, Arben Ahmetajn, Fatmir Xhafën, megjithëse ju çon SMS përpara se të dalë në konferencë për shtyp, apo ju çon selam se e detyron Luli.
Prandaj dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur me flamurtarin që u bë ministër i Brendshëm kur Berisha ishte i inatosur me gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe ju dha si shembull Mulin në post.
Askush nuk mund të mohojë se Flamuri është një qëndrestar që ka fituar jo pak, por kontributet ju kthyen në benefite si shumë kujt në politikë, ndoshta më shumë sesa vlen, por për ata që mendojnë se Flamuri është budalla gabojnë, dhe këtë ai e tregoi edhe në debatin me Fevziun, megjithëse doli zbuluar dhe mund të ketë rënë në kurthin e debatit të porositur nga Basha.
Muli këto vite tregoi se “kupton” nga politika dhe e di se çfarë do të thotë të luash në atë terren. Ka eksperiencë, Bashën nuk e do megjithëse i serviloset ama zgjidhjet i shikon me pragmatizëm.
Këtë leksion ndoshta e ka mësuar nga vetë Lulzim Basha, ky shiti PD, hoqi senatorët e asaj partie, largoi gjysmën e bazës së PD-së, shpesh i krijon probleme dhe Berishës, bën marrëveshje me Ramën për interesin e tij dhe jo të demokratëve e shqiptarëve, shton me miliona dollarë pasurinë e familjarëve të tij, jep e nxjerr leje që të ndërtojnë kulla, bizneset e familjarëve shumëfishojnë xhiron dhe paguajnë më pak tatime në pushtetin e Rilindjes, punojnë e jetojnë të qetë dhe pasurohen më shumë se në Hollandë, ku dhe Luli kalon më shumë kohë se në Shqipëri.
Edhe këto Flamuri i di dhe i ka mësuar mjaft mirë, prandaj dhe kur të gjitha këto i bën Luli pse të mos i bëjë dhe Muli?
Këtu fillon dhe mbaron çdo debat për Mulin dhe Lulin si “dashnorë” të Rilindjes dhe Edi Ramës.(CNA.al)

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: