Nostalgji/ Rama niset në SHBA, vëllai Olsi është sëmurë

0

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rama niset në SHBA, vëllai Olsi është sëmurë

Rama niset në SHBA, vëllai Olsi është sëmurë
Nuk është mirë, por ja që Bluetooth nuk i shpëton asgjë. Djali që shihni në këtë foto është Olsi Rama, vëllai i kreut të opozitës shqiptare Edi Rama. Shumë i ndryshëm nga fotot e mëparshme, (sikurse ju do ta shihni në një tjetër foto). Por Olsi këto ditë nuk ka qenë mirë. Një operacion i shpejtë në zemër, dhe akoma në trajtim mjeksor. Në fakt, edhe vetë kreu i PS, Edi Rama, ka pak ditë që është nisur jashtë Shqipërisë. Pjesa më e madhe menduan për pushime, por Edi Rama fillimisht është ndalur në Paris, aty ku ndodhet djali i tij Gregori, për ta parë nga afër e për të folur me të, dhe menjëherë sa të mbarojë me Gregorin, do të niset drejt SHBA për të qëndruar afër vëllait të tij që këtyre ditëve nuk ka qenë mirë me shëndet, edhe pse ka kaluar një operacion të sukssesshëm. Ka ende shumë analiza për të bërë, dhe vërtet Edi po shqetësohet për Olsin. Madje dhe vetë Olsi, sikurse duket nga foto, ka pak vështirësi. Pyetjeve në fcb të shoqërisë së vet se pse e ka lënë mjekrën ai u përgjigjet: i lodh nga jeta!!! Ata që njohin Olsin, e dinë që kjo është shkruar për gallatë me shoqërinë e tij, por ndërkaq, pas përfundimit të të gjithë analizave dhe ndërhyrjeve mjeksore, Olsi do të mblidhet sërish me shoqërinë. Ne të Bluetooth, i urojmë shërim të shpejtë.

Djali i Edi Ramës, urim për xhaxhain
Në numrin e fundit të Bluetooth, ju informuam se vëllai i kreut të PS, Edi Rama, Olsi, po kalonte disa ditë të vështira për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale që duhet të kryente në Amerikë. Ne të BT, u interesuam, madje i uruam që gjithçka të shkonte mirë për Olsin. Dhe në fakt ashtu ka ndodhur. Një javë më parë (pra pikërisht të shtunën) Olsi ka kryer operacionin, dhe sikurse e ka bërë të qartë edhe në faqen e vet në Fcb, gjithë ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar shumë, shumë mirë. Më në fund, të gjithë janë qetësuar dhe urimet e shokëve, miqve dhe të dashurve kanë vërshuar mbi Olsin. Por një foto na bëri përshtypje, dhe është pikërisht ajo që Gregor Rama, djali i kreut të PS, Edi Rama, i dërgon xhaxhait të tij: një vizatim, (që në fakt nuk na ngjason me ato alla Rama), ku Olsit i thuhet: Jemi me ty! Këtë foto vizatim sigurisht ne po ia përcjellim të gjithë lexuesve të BT që lexuan këtë lajm javën e kaluar. Ndërkohë që kemi mësuar që Edi Rama, pasi ka qëndruar me Gregun në Francë, është nisur me urgjencë drejt të vëllait.
Ky shkrim u botua më 14 gusht 2010
The post Nostalgji/ Rama niset në SHBA, vëllai Olsi është sëmurë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: