Prapaskena dhe klauzola: Lufta Real-PSG dhe loja e Monakos për Mbape

0

Në verën e vitit 2017, Kilian Mbape ishte shumë pranë transferimit te Reali i Madridit. Siç citon “Football Leaks”, klubi madrilien ishte gati të paguante 214 milionë euro për kartonin e yllit francez: 180 milionë për Monakon dhe 34 milionë taksa. Pavarësisht insistimit të Florentino Perez, lojtari zgjodhi PSG dhe përfundoi në kryeqytetin francez, me zëvendëspresidentin e Monakos, Dimitri Vasiliev që i kërkoi PSG të barazonte shifrën e Realit.
Gjithçka u mbyll në ditët e fundit të merkatos së verës së vitit 2017, me Mbape që kaloi te PSG në huazim me të drejtë blerje për 180 milionë euro. Tratativat midis Realit dhe Monakos u kryen në Los Anxhelos dhe babai i Kilian i kërkoi klubit “merengues” 30 milionë euro për kalimin e lojtarit në Madrid. Kjo kërkesë solli tërheqjen e Kampionëve të Europës në fuqi, duke i lënë rrugë të lirë PSG, që pranoi disa kushte për të firmosur me Mbape.
Një bonus prej 5 milionë eurosh, të ndarë në dy këste, në momentin e firmës, një rrogë vjetore prej 10 milionë eurosh pa përfshirë neto, ndërsa PSG refuzoi klauzolën e fitimit të mundshëm të “Topit të Artë” nga sulmuesi, i cili kishte kërkuar t’i kalonte rroga në 30 milionë euro në sezon, nëse do të vinte dita e fitimit të “Topit të Artë”. PSG nuk pranoi, ndërsa vendosi një shpërblim prej 500 mijë eurosh neto për lojtarin, nëse ai shpallej fitues i çmimit prestigjioz.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: