Pse Kosova vendosi taksën 10 % për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjes?

0

Vendosja e taksës doganore prej 10 për qind për mallrat që importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nuk ka një afat të caktuar se sa do të zgjasë. Ndërkaq, arsyet e vendosjes së kësaj mase, sipas Qeverisë së Kosovës, janë ekonomike dhe politike, shkruan “Evropa e Lirë”.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, thotë për Radion “Evropa e Lirë” se kjo masë ka qenë e domosdoshme për ekonominë e vendit, pasi shteti i Serbisë, sipas tij, në vazhdimësi shkel marrëveshjet rajonale.
Në intervistë, ministri shprehet se “shumica e artikujve të importuar nga Serbia dhe Bosnja, në Kosovë kanë ardhur me çmim më të lirë se në tregun e tyre, me ç’rast kanë krijuar masa damping në tregun e Kosovës”. Ministri Shala është i bindur se Kosova me këto masa nuk i ka shkelur marrëveshjet e nënshkruara për tregti të lirë.
Me qëllim të mbrojtjes së industrisë vendase dhe interesave të Republikës së Kosovës, që nga viti 2014 ekziston ligji për masat anti-damping dhe masat kundërbalancuese.
Vendimi për këtë tarifë u mor të marten dhe ka gjetur mbështetje nga përfaqësuesit e komuniteteve të bizneseve dhe kundërshti nga Serbia dhe Bosnja. Një ndër kritikat që i është bërë Kosovës për këtë hap është se po shkel marrëveshjen për tregti të lirë, CEFTA.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: