Sali Berisha: Sot u përdhos territori shqiptar, autoritetet qëndrime të papërgjegjshme

0

Sali Berisha ka reaguar për zhvillimet e sotme në Bularat ku thotë se është përdhosur territori shqiptar.
Ndërkohë, pjesë e organizimit të tyre kanë qenë edhe dy deputetë të opozitës Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule të cilët u shfaqën në ballë të tubimeve duke motivuar ekstremistët.
Ndër të tjera ish kryeministri shkruan:
“Ekstremiste te terbuar grek perdhosin territorin shqiptar!
Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.
Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.
Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre. sb”, shkruan Berisha.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: