“Sandër Leshaj ka fituar në gjykatë ndaj Nishanit”, Rama: Paratë e marra nga gjyqi i ka çuar për bamirësi

0

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka marrë asnjë shpjegim nga Presidenti Meta për mos dekretimin e Lleshit dhe nëse ka ndikuar përplasja që ka patur me ish-presidentin Bujar Nishani.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama tha se Sandër Lleshi ka fituar në gjykatë të drejtën për t’u kthtyer në detyrë kur u shkarkua, por ish presidenti Nishani nuk e zbatuar këtë vendim.
Sipas Ramës, zv.ministri i Brendshëm ka marrë dëmshpërblimin nga gjykata, por këto para kanë shkuar për bamirësi, që në momentin, që Sandër Lleshi ka filluar punë në Kryeministri.
“Nuk më ka thënë asgjë të tillë Presidenti. Lleshi ka një shkarkim nga Presidenti, që është konsideruar i paligjshëm nga gjykata. Rikthimi në detyrë i një Gjenerali i bën Presidenti, dhe presidenti i i gjashtë, nuk e ka zbatuar.
Dhe Gjenerali ka marrë dëmshpërblimin dhe para ato i ka dhënë për bamirësi që kur është lidhur me rrogë nga unë”, ka thënë Rama. (Pellgje)

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: