Sauthgejt nuk ndryshon, Uejn Runi dhe një risi në sulm për Anglinë

0

Anglia do të sfidojë javën e ardhshme, Amerikën si fillim në një miqësore, ndërsa disa ditë më pas do të presë Kroacinë në “Wembley”. Numri një i pankinës së “3 luanëve”, Gareth Sauthgejt, ka shpallur ditën e sotme listën e të grumbulluarve, ku bie në sy prezenca e Uillson dhe normalisht e Uejn Runit.
Sfida miqësore ndaj  Amerikës do të jetë dhe ndeshja e lamtumirës për Uejn Runin. Kjo është dhe arsyeja e grumbullimit të 35-vjeçarit, i cili do të jetë në dispozicion vetëm në ndeshjen e parë. Te lojtarët e tjerë të grumbulluar, bie në sy padyshim sulmuesi i Bornmuth, Kolum Uillson.
Sulmuesi i surprizës Bornmuth, që këtë sezon po bën mjaft mirë merr kështu ftesën e parë në kombëtaren angleze. Gjithashtu, konfirmohet Xhejdon Sanço, i cili po vijon të mahnisë te Dortmundi. Sfida ndaj Amerikës do të luhet me 15 nëntor, ndërsa ndaj Kroacisë, tre ditë më pas.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: