Tani asgjë nuk na habit! I vendosin djalit emrin e klubit gjigant!

0

Shpeshherë hasim në prindër që i vendosin emrin e një futbollisti fëmijës së tyre. Emri i ndonjë lojtari të skuadrës së zemrës, ose ndonjë idhulli të tyre, siç ndodh gjithmonë në botë, por dhe në Shqipëri. Maradona, Klinsman, madje dhe Markovanbasten.
Gjatë Botërorit të Rusisë, një çift peruan vendosën t’i ngjisnin djalit të tyre emrin, Luka Modriç, në nder të kapitenit të Kroacisë dhe lojtarit të Real Madrid. Në Amerikën Latine ka ndodhur që të vendosën dhe emra të tjerë futbollistësh si Antuan Grizman, por kësaj radhe ka ndodhur diçka tjetër. Jo më futbollistë, por emra klubesh.
Kevin De Brujn vendosi ta quante vajzën e lindur para pak kohësh me emrin Roma dhe në drejtim të mesfushorit të Mançester Sitit vërshuan urimet e klubit roman dhe tifozëve verdhekuq.
Në Argjentinë tema e momentit është super finalja e Kupës Libertadores, Boka Zhuniors – River Plejt. Kjo është një nga ndeshjet më të forta dhe emocionuese në botë, ndërsa dy ekipet e Buejnos Airosit do të ndeshen për herë të parë në finalet e Libertadores, ose ndryshe Champions Liga e Amerikës Latine.

Një çift argjentinas, me burrin tifoz të thekur të River Plejt dhe gruan jo dhe aq, i ka bekuar zoti me lindjen e një djali. Emri i vogëlushit? Fare e thjeshtë, Agustin Enzo River Plejt… Siç citon “La Nacion”, Agustin është emri i zgjedhur nga mamaja, por në vendin latin e kanë zakon të vendosin të dy prindërit nga një emër. Radha e babait, ai zgjedh emrin Enzo në nder të “princit” Enzo Françeskoli, idhull absolut i tifozëve të River Plejt.
Mamaja e vogëlushit mban mbiemrin Plejt, kështu që prindërit vendosin të modifikojnë diçka, duke shtuar fjalën River në emër. Përfundimi? Një kryevepër… Agustin Enzo River Plate! Për të lumturuar babain dhe mamanë e tij, që janë tifozë të Riveri Plejt, emër që është përjetësuar në zemrat e tyre, ndërsa tani e mbrapa dhe te drita e syve të tyre, djali i familjes.

“Ligji i ndryshimit të emrave dhe mbiemrave ka ndryshuar kohët e fundit dhe fillova ta mendoj një gjë të tillë, pasi ndryshimi u bë zyrtar. Gruaja ime pranoi dhe ideja për ta quajtur River u bë dhe më shumë konkrete me kalimin e ditëve. Gruaja nuk është tifoze, është simpatizante, por tani… ekziston vetëm River Plejt. Do të ngrihet në mëngjes dhe do të bjerë në gjumë afër River Plejt. Vogëlushi ka lindur me një titull të fituar. Superkupën që fituam në mars”, tregon babai krenar. Fëmija është gati për trofeun e dytë, atë më të rëndësishmin, Kupën Libertadores, trofeun e shumëdëshiruar, aq më tepër kur përballë janë “armiqtë” e urryer të Bokës…
 

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: