“Të Paekspozuarit”/ Thirrjet anti-shqiptare në Bularat, Baze: Një tufë idiotësh grekë. Bushati: Me ato thirrje, 10 vjet burg…

0

Të ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, analistët Andi Bushati, Mero Baze dhe Mentor Nazarko kanë komentuar varrimin e ekstremistit grek Kostandino Kacifas si dhe thirrjet anti-shqiptare dhe për ‘Vorio Epirin’.
Andi Bushati i konsideroi thirrjet si skena të shëmtuar të një nacionalizmi demode, ndërsa Mero Baze u shpreh se ata ishin një tufë idiotësh grekë.
Andi Bushati: Skena të shëmtuara atë një nacionalizimi demode. Ajo që më shqetëson mua është nëse e bëjnë dot ekstremizmin 20 shqiptarë ne Greqi?
Çështja është si vepron një shtet serioz. Padyshim duke injoruar ato thirrje, por edhe duke respektuar shtetasit e tij. Me ato thirrje mund të bësh 10 vite burg.
Mero Baze: Kjo nuk është garë se kush ka më shumë injorantë. Mendoj se Greqia na e kalon nga kjo pjesë. Mendoj se shteti shqiptar është sjellë korrekt.
Nuk është detyrë e Shqipërisë të zhdukë nacionalizmin grek. Kemi një problem me një tufë idiotësh grekë. Deputetja qipriotë që ishte në Bularat është një e çmendur.
Mentor Nazarko: Nuk është e thënë se nuk do ketë arrestime apo masa. Shteti shqiptar mendoj e ka bërë atë që duhet. Kjo deputetja greke nuk pati thirrje nacionaliste, por thotë se Kacifas e vrau shteti shqiptar.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: