Toronto marshon, bien Nuggets. LeBron James mposht Derrick Rose

0

Toronto Raptors nuk di të ndalet. Kanadezët regjistruan fitoren e 11-të kundër Sacramento Kings me rezultatin 105-114. Një ndeshje e nisur mirë, teksa në tre periodat e para diferenca shkoi në 16 pikë. Në të fundit vetëm sa u ngushtua diferenca, pasi fitorja e Raptors nuk u vu në asnjë moment në diskutim. Kawhi Leonard (25 pikë; 2 asiste; 11 rikuperime) dhe Pascal Siakam (21 pikë) ishin ata që udhëhoqën skuadrën e tyre drejt fitores së radhës.

Denver Nuggets kanë pësuar humbjen e dytë sezonale. Memphis Grizzlies i ka thyer 89-87, në një ndeshje që ka qenë e ekuilibruar nga fillimi në fund. Mund të mbyllej edhe ndryshe, por në aksionin e fundit Nikola Jokiç nuk ia ka dalë të realizojë në tentativën e tij për tre pikë.
Los Angeles Lakers ka fituar vetëm në fund kundër Minnesota Timberwolves. Katër pikë diferencë dhe LeBron James me shokë festuan triumfin me shifrat 114-110. “Mbreti” për një asist mund të bënte “triple-double”. Shifrat e tij ishin: 24 pikë, 9 asiste dhe 10 rikuperime. Derrick Rose nga kampi tjetër realizoi 31 pikë.

Oklahoma City Thunder kaloi me sukses Cleveland Cavaliers, në një ndeshje që përfundoi 85-96. Dennis Schröder ishte lideri i Thunders me 28 pikë. Fitore për Detroit Pistons, që theu Orlando Magic 96-103. Tim Hardaway Jr. me 34 pikë udhëhoqi New York Knicks në fitoren 107-112 kundër Atlanta Hawks.
Miami Heat arriti të mposhtë San Antonio Spurs 95-88. Gjiganti Hassan Whiteside ishte i papërmbajtshëm me 29 pikë të realizuara dhe 20 topa të rikuperuar. Indiana Pacers, pavarësisht 36 pikëve të Victor Olapido, është mundur nga Philadelphia 76ers 94-100.
Derbi i Teksasit, Utah Jazz-Dallas Mavericks, ka përfunduar 117-102. Gjithçka u vendos në dy periodat e para, me Jazz që kishin shënuar 23 pikë më shumë. Reagimi i Mavericks ishte i pamjaftueshëm për të ndryshuar fatet e ndeshjes.
Anthony Davis ishte në një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 32 pikë. Gjithashtu ai dha edhe 7 asiste, si dhe rikuperoi 15 topa. Në fund  New Orleans Pelicans triumfuan 107-98 kundër Chicago Bulls, duke marrë fitoren e pestë sezonale.
Cleveland Cavaliers-Oklahoma City Thunder 85-96
Orlando Magic-Detroit Pistons 96-103
Atlanta Hawks-New York Knicks 107-112
Miami Heat-San Antonio Spurs 95-88
Indiana Pacers-Philadelphia 76ers 94-100
Memphis Grizzlies-Denver Nuggets 89-87
New Orleans Pelicans-Chicago Bulls 107-98
Utah Jazz-Dallas Mavericks 117-102
Sacramento Kings-Toronto Raptors 105-114
Los Angeles Lakers-Minnesota Timberwolves 114-110

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: