Vendimi pritet me ankth, Tiranës mund t’i mungojnë tifozët në derbi

0

Në fund të ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësi pati incidente jo të pakta, pasi tifozeria vendase vërshoi në fushë duke u kërkuar lojtarëve të tyre të hiqnin fanellat, madje dhe me forcë. Normalisht që tifozeria bardheblu do të jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës dhe dënimi mund të jetë mjaft i ashpër.
Me shumë gjasa, 24-herë kampionët e vendit do të dënohen për shumë ndeshje si pritëse që të luajnë pa tifozë,por gjasat janë që tifozëve t’u privohet mundësia që ta ndjekin skuadrën e tyre edhe në transfertë. Diçka e tillë do të bënte që edhe në ndeshjen e javës së 15-të me Partizanin sektori mik të mbetet bosh. Do të ishte diçka jo e mirë për një ndeshje “derbi” që të shohim vetëm spektakël nga njëra anë e tifozerisë.
Ka ankth te tifozeria bardheblu, që mbi të gjitha nuk dëshiron që ta humbasë takimin me rivalët e qytetit. Me shumë interes pritet dënimi që do të marrin kryeqytetasit, pasi ngjarjet e ndodhur a të martën në mbrëmje ishin me të vërtetë të turpshme.

You might also like More from author

error: As mos e mendo :P
%d bloggers like this: